Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë, ka debatuar sot për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë çeke CEZ për faljen e miliona euro fatura borxh dhe për ndërprerjen e gjyqit të hapur para dy vjetësh nga qeveria Berisha.
Në debat është përfshirë dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, i cili fillimisht ka prezantuar para komisionit raportin vjetor për eficencën e energjisë.
Kopac shtoi se është i kënqur me vendimin e qeverisë për mbylljen e jnfliktit me CEZ me marrëveshje pa kaluar çështja në arbitrazh.
“Mosmarrëveshja me CEZ kishte penguar të gjitha reformat. Marrëveshjet nuk janë kurrë perfekte për të dyja palët. Jam i pakënaqur që kjo çështje u hap përsëri. Duhet të ishit të lumtur që kjo çështje u mbyll u dha një zgjidhje, – deklaroi Kopac. – Në politikë gjithmonë dikush duhet të vendosë kurajon dhe jam i kënaqur që qeveria e mbylli. Ndonjëherë është më e rehatshme të mos bësh asgjë dhe të mos fajësohesh për asgjë por pastaj do jesh fajtor se nuk ke parë drejt së ardhmes dhe besoj se e ardhja e Shqipërisë është e shkëlqyer”.
Kopac ka thënë se “marrëveshja e qeverisë shqiptarë me CEZ-in për faljen e faturave u nënshkrua në zyrën time. 2 orë pas marrëveshjes Çekia hoqi veton ndaj Shqipërisë si kushtin e bisedimeve për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian. Marrëveshja ishte një çështje shumë e komplikuar. Gjithsesi jemi të kënaqur që çështjes iu dha zgjidhje. Në disa raste është më mirë që gjërat të arrihem me kompromis, se sa të lejohen avokatët dhe juristët të fitojnë miliona euro”.
Por nga ana tjetër, opozita e përfaqësuar nga deputeti Genc Ruli tha se “këtu nuk është vendi për të diskutuar gjëra të tilla”. Kopac nënvizoi se probleme të tilla zgjidhen brenda vendit, por shtoi se vizita e tij në vjeshtë ka qenë e programuar më parë, duke lënë të kuptohet se nuk kishte ardhur për të dhënë shpjegimet e tij për këtë çështje.
28 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)