Danimarka është vendi i parë në Europë që rihapi shkollat, të cilat ishin mbyllur si pasojë e koronavirusit. Siç bëhet e ditur vendi kishte regjistruar rreth 500 vdekje deri më tani, si pasojë e COVID-19.


Dhe ka qenë gazetarja e BBC, ajo që e ka kaluar ditën në shkollën fillore në Lynghøj. Nga larja e duarve në orë në grupet e vogla të lojërave, kjo është mënyra se si ata po e bëjnë që gjithçka të funksionojë.


Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4,4 milionë.


Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.422.164 raste deri më tani.


Pas SHBA-së radhiten Spanja me 271.095 raste, Rusia me 242.271, Britania me 229.705, Italia me 222.104, Brazili me 180.737, Franca me 178.060 dhe Gjermania me 173.824 raste me COVID-19.