Kryebashkiaku
“Nuk më ka kërkuar njeri që të lë mandatin e kryebashkiakut dhe të marr mandatin e deputetit. Qytetarët e Mirditës kanë votuar për t’i qeverisur për katër vjet dhe jo që të lë mandatin.” Ka qenë ky qëndrimi i kryebashkiakut Ndrec Deda sa i përket faktit nëse do të dorëzojë detyrën e marrë pas zgjedhjeve të 21 qershorit për t’iu rikthyer detyrës së deputetit të Qarkut të Lezhës. Ndërkohë që në listën shumemërore të PS-së në zgjedhjet e 2013-s, janë pikërisht Eduard Ndocaj, një emër jo shumë i dëshiruar për të majtën, për shkak të akuzave ndaj kreut të PS-së, si dhe Kastriot Piroli, aktualisht i arrestuar. Më herët, dy kandidatet për deputete femra për Qarkun Lezhë, kanë lënë mandatet për t’i hapur rrugë Arben Ndokës për të hyrë në Parlament.