Ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike Milena Harito, duke folur gjate nje konference shtypi, ku i ka kerkuar punonjesve te administrates te dorezojne formularin e vetedeklarimit te pasurise ne kuader te dekriminalizimit./r/n/r/nMinister of Innovation and Public Administration Milena Harito, speaks during a press conference, where she has asked employees of administration to submit self-declaration form of property in the context of decriminalization.Nga 20 mijë, vetëm 7500 punonjës plotësuan dokumentin ligjor


Teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin përfundimtar, atë të datës 4 maj për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit, ministrja e Inovacionit, Milena Harito, bëri apel që ky afat të respektohet nga të gjithë ata që prek ligji. Duke u ndalur në të dhëna konkrete, ajo bëri me dije se janë 20.000 persona që duhet t’i dorëzojnë, ndërsa deri më tani, formularin e vetëdeklarimit e ka dorëzuar një numër i vogël punonjësish që shkon deri në 7500 të tillë. “Javën e kaluar ishim rreth 3000 vetë, sot që flasim jemi 7500 persona që kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Dorëzimi bëhet në godinën këtu prapa Kryeministrisë, ka një sportel të posaçëm që merret me këtë punë, sepse duhet dorëzuar personalisht. Por mbeten ende shumë, sipas vlerësimit paraprak janë rreth 20 mijë persona që duhet t’i dorëzojnë”, deklaroi ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike. Ndër të tjera, duke u ndalur në penalitetet që parashikon ligji, ministrja e Shtetit rikujtoi se ligji parashikon largim nga puna për të gjithë ata që nuk e dorëzojnë formularin deri më 4 maj. “Ju kujtoj që mbetet shumë pak kohë deri në datën 25 maj dhe dua t’u kujtoj të gjithëve që ligji parashikon që kush nuk vetëdeklarohet automatikisht, duhet të largohet nga detyra sepse konsideron që personi nuk ka dashur të shpallet pjesë e personave që nuk kanë probleme me ligjin”, deklaroi ndër të tjera Harito. Ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike në mesin e muajit mars u ka dërguar kërkesë zyrtare të gjithë institucioneve që të dërgonin listat e punonjësve të prekeshin nga ligji. Në DAP, dorëzojnë dokumentet të gjithë nëpunësit e Shërbimit Civil, Shërbimit Diplomatik dhe drejtuesit e çdo niveli në Administratën Publike Qendrore apo Vendore. Ndërkohë që pjesa tjetër, përfshirë këtu deputetët apo të zgjedhurit vendorë këta formularë i depozitojnë në KQZ. Deklarata e ministres u bë gjatë komunikimit të saj për nisjen nga puna për të futur Shqipërinë në hartën botërore të Google, Harito e quajti një lajm të mirë, i cili do t’i shërbejë turizmit dhe pasqyrimit të pasurive kombëtare. Kështu, për 8 javë rresht, Google do kalojë në qytetet kryesore të vendit, për të fotografuar rrugët dhe duke sjellë pamje konkrete në kompjuterë dhe telefona, një mundësi kjo që do të ndihmojë zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.