policiaNjë person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Delvinë. Policia bën me dije se një 51-vjeçar është paraqitur rreth orës 04:17 i plagosur me armë zjarri.


“Shërbimet e policisë filluan hetimet në lidhje me rastin dhe konstatuan se bëhej fjalë për shtetasin e Embro Çela, 51 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri ‘pistoletë’ në krahun e dorës së djathtë, i cili është nisur në drejtim të spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 23:00, në fshatin Tatzat, Delvinë pranë pronave të tij. Policia ka shoqëruar një person me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.


7 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)