Gent Strazimiri ish deputeti i Partisë Demokratike që do mbahet mend më shumë për pamjet me pistoletë tek Liqeni Artificial i Tiranës, sesa për politikë në senacë plenare ka goditur sërish në shenjë. Ai për pak kohë ka lënë politikën në selinë e PD dhe është kthyer në jurist të çështjeve ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut edhe pse ka mbetur jashtë kryesisë së PD.
Ja çfarë shkruan ai në facebook:
Që në vitin 1995, Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës, synon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian dhe ka DETYRIMIN TË ZBATOJË "Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut".
Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë se "e drejta për të zgjedhur, nuk përfshin vetëm të drejtën për të votuar", (sepse edhe në Korenë e Veriut votohet), "por nënkupton mundësinë e qytetarëve PËR TË ZGJEDHUR mes DISA ALTERNATIVAVE KONKURUESE".
KONKURIMI është element KYÇ I VLEFSHMËRISË SË ZGJEDHJEVE, në të gjitha vendet e BE, ashtu si në SHBA!!!!!!!!!!!
Kush thotë të kundërtën dhe flet për "votime" e JO ZGJEDHJE në Shqipërinë e vitit 2019, thjesht gënjen për hatër të "halleve" të Edi Ramës, jo të DEMOKRACISË!!!
Ndërsa, kush kërkon që votimet e 30 Qershorit të jenë transparente, të mos shqetësohet hiç, po hiç fare!!!!
Më transparente sesa me një kandidat të vetëm nuk mund të jenë, madje aq transparentë janë, sa që ASGJËSOJNË edhe SEKRETIN E VOTËS, parimin bazë edhe të procesit të vetëm që do zhvillohet.... VOTIMIT! ???