Me pseudonimin “Dragoi i Lefkimit”, shtetasi grek Dimistris Aspiotis është tashmë në faqet kryesore të mediave greke. Ai është vënë nën akuzë nga një 34-vjeçare shqiptare, e cila thotë se Aspiotis e ka mbajtur të mbyllur për dy ditë në një kasolle dhe ka abuzuar seksualisht.


E reja u shpall në kërkim nga bashkëshorti i saj, pasi nuk u kthye në shtëpi. Ai i tregoi policisë se një ditë para zhdukjes së gruas, të dy kishin takuar rastësisht në rrugë Dimitris Aspiotis. Policia kontrolloi gjithë zonën dhe arriti që ta gjente në zonën e Agios.


Sipas 34-vjeçares, 47-vjeçari e mbajti peng për dy ditë në një kasolle në zonën e quajtur Lefkimi dhe e dhunoi pa pushim. Aktualisht, e reja i është nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të vërtetuar pretendimet e saj.


Gjurmët e gruas fatkeqe u humbën të Premten, me partnerin e saj 32-vjeçar të shqetësuar për fatin e saj dhe shpalljen e zhdukjes së saj pranë autoriteteve 24 orë më vonë, duke zbuluar në polici se një ditë më parë çifti ishte takuar me Dimitris Aspiotis.


Edhe pse në gjendje shoku, gruaja i tregoi Policisë se ajo ishte rrëmbyer dhe ishte dhunuar disa herë, ndërsa 47-vjeçari është shpallur në kërkim. Në një prononcim për emisionin “Me ty”, 47-vjeçari pretendoi se po i bëhej një padrejtësi.  “Nuk kam bërë asgjë që thonë ata,”-tha Aspiotis.


Dimitris Aspiotis, 47 vjeç, është akuzuar më parë për përdhunimin e turistëve të rinj nga Britania. Ai u dënua me 57 vite burg, për t’u liruar më pas në vjeshtën e vitit 2018, pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit të tij. Në vitin 2010, greku u kthye në makthin më të keq për gjashtë turiste britanike. Nën kërcënimin e një thikë, ai kishte rrëmbyer vajzat dhe i kishte përthunuar në një pyll.


Në kohën kur ndodhi ngjajrja, ai sapo ishte liruar nga burgu pasi ishte dënuar për të njëjtën vepër penale, mes viteve 1997 dhe 2005. Viktima e tij më “e famshme” ishte mjekja e British Airëays, Kaylene Morgan, e cila tregoi në një emision se 47-vjeçari e kishte pyetur; “sa është ora?” dhe në momentin kur ajo i ishte kthyer që t’i përgjigjej ai e kishte goditur në kokë.


Më pas e tërhoqi zvarrë në pyll, dhe pasi i mori telefonin, e lidhi me litar dhe e përdhunoi disa herë. Megjithatë mjekja arriti që të shpëtonte dhe të denonconte rastin në Polici.