Është zhvilluar sot seanca e radhës gjyqësore ndaj Anjeza Shabanit. Gjykata e Apelit ka lënë në burg Anjeza Shabanin. Administratorja e kopshtit “Diren”, kërkoi në 5 korrik lirinë në këtë gjykatë. Ajo kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Ajo ka deklaruar para trupit gjykues se është penduar dhe sipas saj kjo tregohet edhe në videon e publikuar.
Shabani theksoi se situata i ka dalë jashtë kontrollit. Veç kësaj ajo hedh akuza se i kanë ngritur kurth.
Anjeza Shabani akuzohet për keqtrajtim të të miturve. Në një video të publikuar, ajo shfaqet duke rrahur në mënyrë barbare një fëmijë vetëm 3 vjeç.
14 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)