rilindjeZyra elektorale e Partisë Socialiste në Librazhd është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Kreu i kësaj force politike në këtë qytet, Rrahim Gurra, akuzon përkrahësit e PD dhe drejtpërdrejt deputetin e PD-së në këtë qytet, Rrahim Çotën për këtë sulm, për të cilin ka thënë se do të bëjë kallëzim në prokurori.


Ndërkohë po dje, militantë të PD kanë sulmuar edhe zyrën elektorale e PS-së në qytetin e Cërrikut. Më pas ata kanë kërcënuar aktivistët e PS-së që ndodheshin në zyrën elektorale të kësaj partie, mes të cilëve ishte edhe kreu i PS-së për Cërrikun, Tomorr Zaimi dhe anëtari Bajram Liçi. Sipas tyre, militantët e PD kanë shkatërruar dokumentacionin që gjendej në këtë zyrë. Të dy kanë bërë denoncim në polici dhe sipas tyre autori i dhunës është nipi i kryebashkiakut të Cërrikut.


20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)