Partia Demokratike kërkon realizimin e sa më shumë testeve si e vetmja e mënyrë për kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19 në Shqipëri. Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu se është kërkuar prej kohësh, që në vend të realizohen testime masive.”Ne kemi kërkuar edhe ne prej javësh: Zgjerim maksimal të testimeve standard a të shpejta virusologjike, si dhe një kërkim imunologjik IGG dhe IGM të popullsisë! Shikoni me vëmendje, kudo flitet vetëm për këto, dhjetëra publikime, dhjetëra miliona teste të të dy formave të hedhura në përdorim në vende te ndryshme. Mobilizim i plotë për këtë objektiv i te gjitha resurseve laboratorike edhe ne shtetet me te fuqishme, aktivizim i total i mjekut te familjes e kujdesit parësor aty, si themeli i suksesit”, theksoi Shehu.
Edhe mjeku Bardh Spahia, ish-deputet i PD-së, kërkoi që shtojnë testimet. Ai e lidhi atë me rastin më të fundit të prekjes së mjekëve pasi një person i aksidentuar i kushtuar në spital për mjekim. “Rezultatet pozitive të pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe një herë rëndësinë e rritjes se testimeve, pasi në këtë mënyre jo vetëm nuk arrijmë të shkëpusim dot zinxhirin e infektimit, por po vihet çdo ditë në rrezik shëndeti i mjekëve dhe infermiereve dhe rritja e të infektuarve nëpër spitale”, thekson Spahia.