Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot ditën e dytë të Konventës Kombëtare, ku janë miratuar ndryshimet në statutin dhe programin politikë, ndërsa priten që më vonë të dalin edhe rezultatet e votimit për forumet drejtuese të partisë.
Në një prononcim për mediat pas votimit për këshillin drejtues, kreu i LSI-së Ilir Meta e ka cilësuar procesin si tepër transparent dhe model që duhet të ndiqet.
“Ka një pjesëmarrje masive por është të një proces tepër transparent dhe i shpejtë, sepse gjysmë ore pas përfundimit të procesit do të printohen edhe rezultatet e para. Është një proces modernizimi pasi kjo metodë që do të ndodhë në qarkun e Fierit në 2013. Është tepër e rëndësishme të ecet drejt këtyre votimeve sepse ka transparencë dhe i orienton në shumë pozitive zgjedhësit” tha Meta.
Kreu i LSI-së ka përgëzuar ndryshimin e statutit dhe ka theksuar se rritja ekonomike duhet të bazohet në hapjen e vendeve të reja të punës. “Dua të përgëzoj grupin e punës për programin sidomos për çështjet ekonomike dhe dua të theksoj se për LSI-në punësimi mbetet mjaft i rëndësishëm por ajo që është thelbësore edhe në raport me PD-në është se që kjo rritje ekonomike duhet të shkojë në interes të punësimit në vend pasi kjo krizë që ka përfshirë Europën absolutisht që kërkon mbrojtjen e infrastrukturës sepse kjo është e rëndësishme në një plan afatgjatë. Duhet të luftojmë më shumë edhe në qeveri për këto çështje dhe jo vetëm në forumet e LSI-së” thaMeta.
28 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)