Pas dekretit të Kishës Katolike për të pezulluar të gjitha aktivitetet e saj, kryeministri Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke shprehur respektin për këtë vendim.
Madje, duke iu referuar Biblës, rama shkruan se: “Do të ketë tërmete të butë e të egër, e në vende të ndryshme sëmundje që janë ngjitëse dhe dërmuese dhe do të ketë pamje tmerri po edhe shenja të mrekullueshme nga qiejt”.
Ja një pjesë e postimit të Ramës në facebook:
Respekt, respekt, respekt për komunitetin katolik, që anulloi të gjitha ritualet kishtare, duke dhënë një mesazh kuptimplotë për të gjithë popullin shqiptar.
Edhe nisja e të martave të shenjta të Shën Ndojit që mbledhin dhjetëra mijëra besimtarë, këtë herë nuk do të bëhet në Kishën e Laçit, po në tempullin e shpirtit të çdo besimtari, që në këtë kohë lufte duhet të lutet në shtëpi për shenjat e mrekullueshme nga qiejt. Faleminderit!