Shkolla e Magjistraturës hap dyert për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët pezullohen prej vettingut nga detyra për një vit me qëllim riaftësimin e tyre profesional. Rasti i parë deri më tani i cili pritet të nisë shkollën nga e para për një vit i përket ish- drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Shkodër, Ervin Gogaj i cili në korrik 2019 u pezullua pasi u gjet me mangësi profesionale.
Në ndryshimet që ka pësuar rregullorja e brendshme e Shkollës së Magjistraturës thuhet "në kuptim të nenit 60 të ligjit nr. 84/2016 "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", subjektet e rivlerësimit të cilët janë pezulluar nga detyra d kanë detyrimin të ndjekin programin njëvjeçar të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.
Në përfundim të vitit të parë akademik vlerësohen nga rezultatet e provimit përfundimtar, i cili do të përfshijë rezultatin e vlerësimeve në lëndët, të cilat do të zhvillohen gjatë vitit të parë teorik (60% të vlerësimit të përgjithshëm) dhe një provimi me raste praktike (40% të vlerësimit të përgjithshëm). Këtodo të jenë në funksion të drejtimit të kandidatit dhe mangësive të shprehura me vendim nga institucionet e rivlerësimit.
Këto ndryshime tashmë janë në fuqi dhe rezultojnë se janë firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku në postin e zv.kryetares së këshillit drejtues të magjistraturës.
[gallery ids="876549,876550,876551,876552,876553,876554,876555"]