PoliciaPolicia italiane në Katania ka sekuestruar 3.5 tonë drogë me vlerë 70 milionë euro. Sipas shtypit italian që i referohet policisë, janë arrestuar 15 persona, ku mes tyre janë 9 shtetas shqiptarë.


Operacioni “Odisea” është vazhdim i hetimeve të nisura pas përfundimit me sukses të operacioni “Reset” më vitin 2013 i cili çoi në arrestimin e 23 personave me akuzën e grabitjeve, mashtrimit, drogës e mbajtjes së armëve pa leje.


Itali 1Shqiptarët e arrestuarit janë: Oresti Mufali 33 vjeç, Albert Shqau 31 vjeç, Erion Muçaj 34 vjeç, Ermir Baja, 46 vjeç, Jodian Shametaj 25 vjeç, Emiliano Shametaj, 28 vjeç, Gentian Hoxhaj, 35 vjeç, Fatjon Hoxhaj, 28 vjeç, e Erson Zhuka, 31 vjeç.


Policisë financiare italiane, bën të ditur se ky sekuestrim dëshmon se si trafikimi i marijuanës është sot një nga burimet kryesore të financimit të organizatave lokale mafioze të pranishme në rajonin e Sicilisë.


Hetimet e policisë së Katanias vërtetuan ekzistencën e dy organizatave kriminale njëra me bazë në rajonin e Lacios e tjera me qendër në provincat e Katanias e Raguzës në rajonin e Sicilisë.


Itali 2Këto organizata ishin përbërë kryesisht nga shqiptarë banues në Itali, që falë kontakteve me miqtë e tyre në Shqipëri realizonin furnizimin me kanabis sativa në sasi të mëdha.


Sipas policisë, droga e importuar nga Shqipëria furnizonte organizata të mëdha kriminale në rajonin e Sicilisë.


Trafiku i drogës bëhej përmes detit me skafe apo mjete të tjera lundruese. Importimi bëhej nga Shqipëria dhe zbarkonte në Puljia. Prej aty, droga dërgohej në Romë ose drejt Katanias.


Droga e kapur në Itali, Basha: Nuk kalon ditë pa një skandal


BashaPas sekuestrimit të 3.5 ton drogë në Katania të Sicilisë, ku sipas shtypit italian marijuana ishte importuar nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar 9 shqiptarë, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Përmes një postimi në “Facebook”, kryedemokrati ka deklaruar se nuk ka ditë që të mos ketë skandale nga qeveria e dështimeve dhe mashtrimeve.


“Ja droga “e asgjësuar” nga Rama-Tahiri. Nuk kalon dite pa një skandal nga qeveria e dështimeve dhe mashtrimeve”, – shkruan Basha në “Facebook”, duke ironizuar arritjet e qeverisë një ditë më parë në luftën kundër trafikut të drogës në vend.


17 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)