Droni që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit me flamurin shqiptar, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, është kthyer ne fenomen për të rinjtë, të cilët kalojnë kohen duke e manovruar në lartësi të ndryshme. Në Itali ka ndodhur një incident i sikletshëm.
Një person e ka ngritur në qiell dhe zbulon një vajzë nudo mbi çatinë e një godine. E reja ishte duke marrë rreze dielli, me idenë se askush nuk mund ta shihte.
Kur ajo ka vënë re prezencën e dronit që fluturonte në qiell, u ndje në siklet dhe ka tentuar që të shmanget. Mediet italiane shkruajnë se përdorimi i dronit po kthehet në një fenomen shqetësues dhe është në rritje, duke shkaktuar një sërë problemesh.
23 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)