Kandidati për deputet i Partisë Republikane në qarkun Durrës, Agron Duka, ka zhvilluar takime me banorët e Shijakut duke iu premtuar investime ashtu siç ka bërë gjatë mandatit të tij 2001-2005, kur ka qenë njëherësh deputet dhe ministër Bujqësie.
“Ika nga Partia Socialiste sepse nuk mund të kandidoja jashtë qarkut të Durrësit. Unë dua të punoj në zonën time, sepse këtu ndihet dhe vlerësohet kontributi im, ndaj refuzova të shkoja në Berat nën logon e Partisë Socialiste. Ju premtoj se kur të marr mandatin do të punoj dhe më shumë për këtë qark. Unë vij të kërkoj votën, jo vetëm si djali juaj, por edhe si një bashkëpunëtori juaj, që së bashku të punojmë për të ndryshuar atë pjesë të Shijakut që ka ngelur e harruar.
Është nisur Pallati i Sportit dhe ende nuk është përfunduar. Ju e dini që unë vij nga fusha e sportit, ndaj nuk mund ti lë të rinjtë që duan sportin të mos materializojnë dëshirat e tyre për shkak të mungesave nga ana e infrastrukturore. Meqë volejbolli këtu është harruar, unë mendoj që ti japim sërish dimensionin e duhur, si atëherë kur unë isha President i ekipit të Erzenit të Shijakut (gjatë periudhës 1995-1998) dhe kemi fituar tre herë kupën e kampionit”,- ka thënë Duka.
19 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)