Policia ne Durres, foto ilustruese

Policia ne Durres, foto ilustruese


Krimi ka shënuar viktimën e radhës në Durrës. Një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri në lagjen 18 të qytetit bregdetare. Paraprakisht mësohet se 27-vjeçari Refik Lila është qëlluar tre herë me pistoletë nga një person rreth të 40-ve, në prani të shumë banorëve të zonës.


Paraprakisht thuhet se viktima dhe autori kanë debatuar dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës. Autori ka qëlluar tre herë mbi të riun dhe më pas është larguar me shpejtësi. Lila është transportuar me urgjencë për në spitalin e qytetit, por ka mbërritur i pajetë.


Ndërkohë policia ka shoqëruar dhjetëra persona për të ndërtuar skenën e krimit. Ndërkohë dyshohet se motiv i ngjarjes është bërë një vajzë, por ende nuk dihen detaje më të sakta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)


 


24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)