Ndarja territoriale


Në hartën e parë, bashkohet Fieri me Mallakastrën, Kruja me Kurbinin


Herion Mesi


30 ZONAT varianti pare Qeveria paraqet në Parlament 5 harta për bashkitë e reja që do të krijohen, duke ulur numrin maksimal të njësive të qeverisjes vendore nga 386 në 63 gjithsej. Pas 20 vitesh demokraci realizohet ulja më e madhe e njësive të qeverisjes vendore. Tashmë nuk do të ketë bashki e komuna, por vetëm njësi funksionale, bashki. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, prezantoi para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale pesë propozime për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke shpjeguar të gjithë procesin e evidentimit të zonave funksionale në Shqipëri dhe më pas prezantoi në detaje projekt-hartat me 30, 39, 47, 57 dhe 63 njësi të qeverisjes vendore.


Referencat


Sa i përket metodologjisë së ndjekur, ministri Çuçi theksoi se ajo ka nisur nga niveli i rretheve që janë në ndarjen aktuale administrativo-territoriale dhe më pas është bërë dhe evidentimi i zonave të mundshme funksionale si njësi vendore më vete. “Duke qenë se metodika jonë ka filluar nga nivel rrethi dhe pastaj evidentimi i zonave funksionale, kemi pasur parasysh dhe sugjerimet që kanë ardhur në komision nga përfaqësues vendorë dhe përqendrimi i propozimeve tona fillon nga rrethi, duke marrë një propozim të ndarjes territoriale në bazë rrethi drejt një propozimi final, ku brenda rrethit janë evidentuar disa qendra funksionale, ku sigurisht është marrë parasysh kriteri i komunave me përparësi etnike minoritare”, u shpreh Çuçi. Ndërkohë, ministri i Pushtetit Vendor u shpreh se paralelisht me reformën territoriale, qeveria po bashkëpunon me Komisionin Parlamentar për Reformën për hartimin e një pakete ligjore që do t’i bashkëngjitet propozimeve të qeverisë dhe që do i kalojë Kuvendit të Shqipërisë për miratim. Sipas tij, në këtë paketë ligjore, është dakortësuar që çdo komunë ekzistuese sot që do të bashkohet nesër në një njësi të madhe të ketë zyrë shërbimi për shërbimet e domosdoshme, pa pasur nevojë që të shkojë në qendër. “Ne kemi parashikuar që paralelisht me këtë ndarje të re administrativo-territoriale të krijojmë dhe një mekanizëm që të bëjmë të mundur edhe ligjërisht që çdo komunë ekzistuese sot që do të bashkohet nesër në një njësi të madhe të ketë zyrë shërbimi për shërbimet e domosdoshme, pa pasur nevojë që të shkojë në qendër. Ky është një element shumë i rëndësishëm që ne e kemi pasur parasysh kur kemi bërë këto ndarje. Dhe këtë e kemi dakordësuar edhe me komisionin dhe kemi vendosur që kjo do të shkojë si një paketë përbërëse e propozimeve të reja”, u shpreh ministri Çuçi.


Varianti i parë


39 ZONAT varianti 2Sa i përket variantit të parë të prezantuar dje nga qeveria, në hartën shoqëruese bien në sy bashkimet e disa zonave me njëra-tjetrën. Konkretisht, bëhet fjalë për bashkimin e Mallakastrës me Fierin, Kruja bashkohet me Kurbinin, Dibra me Bulqizën, Durrësi me Kavajën, Kuçova me Beratin, Kukësi me Hasin, Korça me Devollin, Elbasani me Peqinin, Saranda bashkohet me Delvinën, Livadhjanë, Dropullin dhe Pustecin. Sa i përket metodologjisë së ndjekur për këtë hartë të re, qeveria bazohet në ndarjen që kanë përbërë rrethet para vitit 1992, ku Shqipëria ka pasur 26 rrethe dhe qeveria e ka përdorur këtë ndarje si referencë në propozimin e variantit të saj për ndarjen e territorit. Kjo, sepse sipas qeverisë, kjo ndarje ka qenë ndarja më e konsoliduar që kemi pasur deri mbas 1992 dhe ajo ndarje ka pasur parasysh të gjitha lëvizjet demografike dhe shpërndarjen e popullsisë rurale dhe urbane para vitit ’90. Dhe nisur nga kjo logjikë, qeveria propozoi një hartë me 30 njësi vendore me këto karakteristika të përgjithshme: Popullsia mesatare 93,338 banorë për njësi vendore, sipërfaqja mesatare 944.302 kilometra katrorë për njësi dhe dendësi mesatare 4051 banorë për kilometra katrorë. Sigurisht, që këto janë territore shumë të mëdha, por nga ana tjetër e kënaqin plotësisht kriterin për të qenë zonë funksionale. “Po të marrim dy skaje: madhësinë dhe aksesin në shërbime, kjo i afrohet më shumë parimit të të qenët zonë funksionale dhe më pranë aksesit të ofrimit të shërbimeve për shkak të madhësisë. Janë 30, sepse kemi marrë parasysh këto komunat me përkatësi etnike-minoritare”, u shpreh ministri Çuçi në shpjegimin e tij.


Varianti i dytë


Ndërsa në variantin e dytë të propozuar, qeveria thekson se është ruajtur ndarja aktuale e njësive të qeverisjes vendore, ku nga 36 qeveria propozon një hartë me 39 njësi vendore, ku tri njësitë shtesë janë pikërisht komunat aktuale me përkatësi etniko-minoritare. “Ky variant bazohet në rrethet e miratuara në vitin 1992. Në këtë vit patëm një ndryshim të strukturës të rrethit dhe u bënë 36 rrethe, duke marrë parasysh lëvizjet demografike, ndoshta dhe polet e zhvillimit tashmë të ndryshuara në vitin 1992 nga hera e fundit që është bërë. Dhe, këtu kemi një propozim me 39 njësi të qeverisjes vendore: me një popullsi mesatare 71,798 banorë për njësi, sipërfaqja mesatare 726.38 Km2 për njësi dhe dendësia mesatare 3116 banorë për km2. Janë 39 dhe nuk janë 36 përsëri për arsye të kriterit për komunat me përkatësi etniko-minoritare”, sqaroi ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.


 


Varianti I


Parashikon 30 bashki, duke shkrirë gjashtë rrethet që kanë ekzistuar përpara 1990-s. Popullsia mesatare 93,338 banorë për njësi vendore, sipërfaqja mesatare 944.302 kilometra katrorë për njësi dhe dendësi mesatare 4051 banorë për kilometra katrorë.


 


 


Varianti II


Ky variant bazohet në rrethet e miratuara në vitin 1992. Në këtë vit patëm një ndryshim të strukturës së rrethit dhe u bënë 36 rrethe, duke marrë parasysh lëvizjet demografike. Këtij propozimi i shtohen vetëm 3 njësitë minoritare Pustec, Dropull dhe Livadhja.


 


 


Varianti i tretë


 


Karakteristika:


• Popullsia mesatare 59,577 banorë/njësi


• Sipërfaqja mesatare 602 km2/njësi


• Dendësia Mesatare 2586 banorë/km2


 


Gjithsej ka 47 bashki


Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Tropojë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Dibër, Bulqizë, Kurbin, Durrës, Shijak, Krujë, Tiranë, Kamzë, Kavajë, Peqin, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Lushnjë, Divjakë, Fier, Patos, Kuçovë, Berat, Skrapar, Gramsh, Pogradec, Korçë, Maliq, Pustec, Devoll, Kolonjë, Vlorë, Himarë, Mallakastër, Sarandë, Livadhja, Delvinë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Dropull


 


 


Varianti i katërt


Karakteristika:


• Popullsia mesatare 49,125 banorë/njësi


• Sipërfaqja mesatare 497 km2/njësi


• Dendësia Mesatare 2132 banorë/km2


Gjithsej ka 57 bashki


Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Tropojë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Dibër, Bulqizë, Kurbin, Durrës, Shijak, Sukth, Krujë, Fushë-Krujë, Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Përrenjas, Lushnjë, Divjakë, Fier, Patos, Roskovec, Kuçovë, Berat, Skrapar, Poliçan, Gramsh, Pogradec, Korçë, Maliq, Pustec, Devoll, Kolonjë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Mallakastër, Sarandë, Livadhja, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Dropulli


 


Bashkitë që shtohen


Krijohen 10 njësi të reja nga varianti me 47


1. Sukth (Manzë, Ishëm)


2. Roskovec (Strum, Kurjan, Kuman)


3. Rrogozhinë (Sinaballaj, Lekaj, Kryevidh, Gosë)


4. Fushë Krujë (Thumanë, Bubq, Nikël)


5. Përrenjas (Qukës, Rrajc, Stravaj)


6. Këlcyrë (Dëshnicë, Ballaban, Sukë)


7. Poliçan (Bogovë, Vendreshë, )


8. Memaliaj (Memaliaj-Fshat,Luftinje, Buz,


Krahës, Qesarat)


9. Vorë (Prezë, Bërxull)


10. Selenicë (Armen, Vllahinë, Kote, Sevaster, Brataj)