Pas akuzave të deputetit demokrat Edi Paloka në drejtim të socialistit Safet Gjici për blerje votash, ka reaguar edhe ky i fundit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Gjici e quan Palokën “Thape-thupja”, duke theksuar se kuksianët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjitë dhe fjalët boshe
Reagimi i Gjicit
“Çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”!
SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.
Thape-thupja hodhi shashkën e radhës, medemek që unë paskam blerë vota!!!
O të shkretë, ju nuk e njihni Kukësin e kuksianët, të cilët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjisë dhe fjalëve boshe!
U kuptoj, meqë Thape-thupja erdhi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi ta lëshonte dhe një shashkë!
Po pse more qyqar, ti për budallenj i di kuksianët?!
Rri i qetë, përgjigjen do e marrësh më 30 qershor!
Gazeta Shqip