Një qen i racës Shar-Pei i quajtur Murphy, që duket më tepër si luan sesa qen për shkak të ‘krifës’ së tij, ka vjedhur zemrat e punonjësve të një qendër shpëtimi Norfolk.

Qeni i racës së lashtë kineze është i njohur zakonisht për të qimet e shkurtra, gjuhën blu dhe shumë rrudha.

Por Murphy ka gëzof të trashë si të një ariu dhe një krifë të dendur rreth qafës që e bën të duket më tepër si një luan se sa një qen i racës Shar-Pei. Qeni 3 vjeç së fundmi është marrë në mbrojtje nga qendra e kafshëve ‘Dogs Trust’, në Snetterton, Norfolk pasi i zoti i tij nuk kishte mundësi ta mbante më.
6 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)