Një ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu i njohur Henri Çili ka folur për herë të parë, ndërsa ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij.


Mësohet se si fillim oficeret e Policisë Gjyqësore kanë ndeshur në refuzimin e dhënies se shpjegimeve nga ana e Çilit.


Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësorë ne oret e vona te mbasditës se djeshme tek oficeret e Policise Gjyqesore. Ne te gjitha deshmite qe ka dhene ne nje ore e gjysëm seance pyetësore në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise se Gjirokastres, Henri Çili mesohet te jete shprehur se “s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij eshte tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë ne momentin e duhur me prova dhe fakte”.


Burime nga Prokuroria e Përmetit bejne te ditur se Henri Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit ne oret e mesdites së neserme ne Gjykaten e Faktit ne Permet. Mbi Çilin rendojne kater vepra penale.