Qarku i Fierit
Ndreka i përgjigjet Topallit: Nuk kemi kryer asnjë mocion besimi
Edmond Hoxhaj

Duket se tentativa e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të paralelizuar veprimet e të majtëve me ato të kryera nga mazhoranca në lidhje me Qarkun e Fierit, ka rihapur një debat të ri. Dy ditë më parë, kryeparlamentarja Topalli deklaroi në Kuvend se mocionin e besimit për këshilltarët që Kryeministri Berisha kërkon të kryhet në njësitë vendore të Qarkut të Fierit, e ka bërë edhe e majta. Ajo pohoi se të majtët kryen mocion besimi në Komunën e Dërmënasit dhe atë të Bubullimës. Por, kryetari i majtë i Qarkut të Fierit, Vangjel Ndreka, i ka cilësuar si jo të vërteta pretendimet e kryeparlamentares Topalli, duke sqaruar se mocioni i besimit në Komunën e Bubullimës është kryer nga vetë këshilltarët e kësaj njësie vendore dhe se gjatë mbledhjes së qarkut të zhvilluar më 24 prill në ambientet e Bashkisë së Fierit, janë vlerësuar absolutisht të pavlefshme. “Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është krejt e painformuar për ato që ka deklaruar dje. Të majtët, në këshillat e njësive vendore në Qarkun e Fierit, nuk kanë kërkuar ndonjëherë mocione besimi për ata këshilltarë që i përfaqësojnë këto njësi në qark, pasi një gjë e tillë është e paligjshme. Ashtu si edhe në njësitë e tjera vendore, kanë qenë vetë demokratët të cilët ndryshuan në mënyrë të jashtëligjshme anëtarin e Këshillit të Komunës Bubullimë, që e përfaqëson në qark, Llazar Rinën, i cili i përket LSI-së. Demokratët e dinë shumë mirë se e ndryshuan këtë këshilltar në mënyrë të padrejtë dhe emëruan anëtarin tjetër, Alban Mësonjësi. Por ne këtë ndryshim e kemi cilësuar si të pal
igjshëm në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të zhvilluar më 24 prill në ambientet e Bashkisë së Fierit. Madje 54 këshilltarët e qarkut kanë firmosur unanimisht për ta cilësuar si absolutisht të pavlefshëm ndryshimin në fjalë. Nëse këtë ndryshim do ta kishim bërë ne socialistët, atëherë nuk do të merrnim vendim kundër vetes sonë. E lus kryeparlamentaren Jozefina Topalli që të informohet më mirë rreth këtyre çështjeve, theksoi Ndreko, i cili më pas është ndalur edhe në ndryshimin e kryer në Këshillin e Komunës Dërmënas. Ai pohoi se ka qenë vetë deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ai që ka projektuar këto ndryshime dhe mocione besimi. Madje Ndreka shtoi se deputeti Alibeaj ka qenë i pranishëm në Komunën e Dërmënasit kur është kryer ndryshimi që, sipas tij, ka qenë në kundërshtim të plotë me ligjin. “Këshilltari i Komunës së Dërmënasit, Bilbil Dirza, i cili e përfaqëson këtë njësi vendore në qark, u ndryshua në mënyrë të padrejtë me një tjetër këshilltar, edhe pse ishte kryer kostituimi i Këshillit të Qarkut. Gjykata e cilësoi si t
Gjatë ditëve të fundit, Kryeministri Berisha dhe të tjerë krerë të mazhorancës kanë kërkuar zhvillimin e mocioneve të besimit të anëtarëve të këshillit të qarkut, nga këshillat e njësive vendore. Por, sipas të majtëve, ky pretendim i Kryeministrit bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e të gjitha shkallëve të gjyqësorit. Sipas socialistëve, anëtarët e këshillit të qarkut kanë mandate katërvjeçare dhe ata mund të ndryshohen vetëm nga këshilli i qarkut, bazuar në ligjin për pushtetin vendor. Kryeministri Berisha ka akuzuar opozitën se po e përdor ngërçin e Qarkut të Fierit për të bllokuar integrimin. Prej disa javësh opozita ka vendosur të mos votojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë, nëse nuk zbatohen vendimet e kësaj të fundit të dhëna në lidhje me ndryshimet e kryera nga demokratët në njësitë vendore të Qarkut Fier, ku janë cilësuar si absolutisht të pavlefshme.ë paligjshëm këtë ndryshim dhe kërkoi pajtimin, gjë që u pranua edhe nga vetë të djathtët. Më datë 24 prill ne si këshill qarku morëm vendim dhe e vlerësuam si të paligjshëm këtë ndryshim”. Më tej Ndreka ka sqaruar se nisur nga fakti që ky anëtar i këshillit të qarkut ka humbur mandatin si anëtar i Këshillit të Komunës Dërmënas, për shkak se ka filluar punë pranë administratës së kësaj njësie vendore, është kërkuar shkarkimi i tij më datë 27 korrik të këtij viti, kur është mbajtur mbledhja e radhës e këshillit të qarkut nga të majtët. Sipas Ndrekës, po këtë ditë, 54 këshilltarët e majtë të Qarkut Fier kanë marrë vendim që t’i kërkojnë Këshillit të Komunës Dërmënas të propozojë një tjetër emër.
Bubullima
Këshilltarët – “Kanë qenë vetë demokratët që ndryshuan në mënyrë të jashtëligjshme anëtarin e Këshillit të Komunës Bubullimë, që e përfaqëson në qark, Llazar Rinën, i cili i përket LSI-së. Demokratët e dinë shumë mirë se e ndryshuan këtë këshilltar në mënyrë të padrejtë dhe emëruan anëtarin tjetër, Alban Mësonjësi”
Dërmenasi – “Këshilltari i Komunës së Dërmënasit, Bilbil Dirza, i cili e përfaqëson këtë njësi vendore në qark, u ndryshua në mënyrë të padrejtë me një tjetër këshilltar, edhe pse ishte kryer kostituimi i Këshillit të Qarkut. Gjykata e cilësoi si të paligjshëm këtë ndryshim”
Arsyet e betejës
Fieri, “hambari i votave” që ndikon te rezultati i 2013-s
Konflikti mes të djathtëve dhe të majtëve për të zotëruar Këshillin e Qarkut të Fierit, që tashmë ka futur në “valle” edhe ndërkombëtarët, ka krijuar përshtypjen në opinionin e gjerë publik se do të ndikojë në dy momente kyçe të shqiptarëve. Ndërkohë që Kryeministri Sali Berisha po e cilëson këtë konflikt si pretekst të opozitës për bllokimin e integrimit të Shqipërisë, krerët e PS-së në qytetin e Fierit e quajnë si një strategji të PD-së për të ushtruar presion ndaj elektoratit të majtë. Në institucionin e Këshillit të Qarkut të Fierit janë të punësuar rreth 60 persona, ndërsa menaxhon vetëm zbatimin e projekteve rajonale, çfarë tregon se nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në mekanizmin zgjedhor, si atë parlamentar, ashtu edhe në atë vendor. Por, ndonëse konflikti për zotërimin e Qarkut të Fierit u duk se u ideua dhe u vu në zbatim nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, qëndrimet e fundit të Kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli nxjerrin në pah se kjo strategji ka qenë e mirëmenduar. Ndërkaq, kreu i Partisë Socialiste për qytetin e Fierit, Andjus Olldashi, e ka cilësuar këtë qëndrim të lidershipit të PD-së si një strategji politike. “Gjithë veprimet e kundërligjshme dhe presionet e ushtruara nga mazhoranca për të zotëruar padrejtësisht këshillin e Qarkut të Fierit duket qartë se është një strategji e pastër politike. Qarku i Fierit është i dyti për nga popullsia, pas Tiranës dhe dihet se është bastion i së majtës. Duke mbajtur në mënyrë të kundërligjshme një institucion rajonal, demokratët duan t’u tregojnë qytetarëve se ata mund të bëjnë ç’të duan, edhe në kundërshtim me vetë Kushtetutën. Me këto veprime mazhoranca kërkon të ushtrojë presion psikologjik mbi elektoratin e majtë, me qëllim që të arrijë barazimin në zgjedhjet parlamentare në Qarkun e Fierit. Por ne jemi të bindur se këto manovra politike të demokratëve kanë për të dështuar”, ka përfunduar Olldashi. E. Hoxhaj