Danimarka ka ndaluar përligjjen e praktikave seksuale të njerëzve me kafshët. Deri tani, zooerastia ishte e ligjshme, me kusht që kafshët të mos dëmtoheshin. Kush shkel ligjin për herë të parë, rrezikon deri në një vit burg, që shndërrohen në dy në rast përsëritjeje.
Praktika është e ndaluar në të gjitha vendet europiane (është e ligjshme vetëm në Hungari, Finlandë dhe Rumani) dhe për këtë, theksojnë organizatat në mbrojtje të kafshëve, tërhiqte në Danimarkë shumë turistë të interesuar për seksin me kafshët.
Çfarë është zooerastia? Është një praktikë e turpshme e toleruar në disa vende të botës. Bëhet fjalë për njerëz që përdhunojnë dhe shfrytëzojnë kafshë shtëpiake duke abuzuar seksualisht, duke i keqtrajtuar përtej çdo kufiri, duke u shkaktuar shpesh edhe vdekjen. Këta persona janë të gatshëm t’i shndërrojnë kafshët e tyre në lodra seksuale për të kënaqur dëshirat e tyre perverse pa asnjë respekt ndaj kafshëve.
Ligji ishte propozuar në tetor nga ministri i Bujqësisë Jorgensen dhe ishte votuar nga të gjithë përveç Aleancës Liberale, e cila ishte kundër vendosjes së një kodi moral nga ana e qeverisë.
23 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)