Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin rumun Viktor Ponta, ku është diskutuar për prespektivën evropiane, njëkohësisht edhe planin e bashkëpunimit sot në opozitë e nesër në Qeveri. Takimi ka qenë pjesë e programit të një vizite zyrtare që kryesocialisti Rama ka zhvilluar për 2 ditë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Biseda me kryeministrin rumun është fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, qëndrimin e Rumanisë për çështjen e Kosovës, si dhe çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE.
Kryeministri Ponta ka vlerësuar rolin e PS dhe kryetarit të saj, Edi Rama, në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Jam shumë i lumtur të takoj këtu në Bukuresht mikun tim dhe kolegun Edi Rama. E sigurova atë se Rumania si vend, populli rumun, e po ashtu edhe unë si kryeministër, do ta mbështesim gjithmonë Shqipërinë për të arritur progres dhe për pasur një jetë më të mirë, si dhe për të qenë anëtare e Bashkimit Europian. Ne kemi eksperiencat tona si vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian. Unë e di shumë mirë se është e vështirë, por mendoj se e ardhmja e Shqipërisë, si dhe e Rumanisë, pra e të gjithë rajonit tonë, është vetëm integrimi europian dhe besoj se shumë shpejt ju do ta meritoni dhe do jeni gati të jeni pjesë e Europës”-u shpreh kryeministri Ponta në përfundim të takimit.
18 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)