Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zgjedhur anëtar i Presidencës së PSE-së. Ndërkohë, që Presidenti i ri i Partisë Socialiste Europiane është zgjedhur Sergei Stanishev. Lajmi konfirmohet nga vetë kryesocialisti Rama, i cili ka komentuar në profilin e tij në Twitter, se ndihet krenar për arritjen, ndërkohë që premton se do të fuqizojë zërin e socialistëve shqiptar në PSE-së.
“Krenari e përgjegjësi zgjedhja ime si kryetar i PS të Shqipërisë në Presidencën e Partisë Socialiste Europiane! Fuqizim i zërit tonë në PSE”,- shkruan Rama.
Kreu i PS-së ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste Europiane, me ftesë të liderëve të PSE-së.
29 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)