Mosarritja e një konsensusi mes Ramës dhe opozitës parlamentare e ka çuar këtë të fundit drejt një kërkese edhe më ekstreme. Ata kanë depozituar në Kuvend një kërkesë, përmes së cilës kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes ndryshimeve kushtetuese.


Kreu i grupit Demokrat në parlament, Myslim Murrizi tha se grupi i tij i mbështetur nga dy grupet e tjera të opozitës parlamentare që drejtohen nga Nimet Musai dhe Edmond Stojku tha se ditën e djeshme i është paraqitur Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për  reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi. Sipas Murrizit, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në kuvend.


“Nuk është shkarkim, ne e kemi dërguar një kërkesë të tillë më 8 vota pro dhe të mbështetur nga dy grupet e tjera, të zëvendësohet Rudina Hajdari dhe bashkëkryetar të jetë Myslim Murrizi.


Nuk mund të pranojmë që nga firmosja në Këshillin Politik një marrëveshje që opozita parlamentare nuk e njeh besoj është më e moralshme që të mos drejtohet nga dy bashkëkryetar që janë në të njëjtin mendim dhe kundër mendimit të 29 deputetëve. Ne kemi të drejtë të kërkojmë vendin që na takon dje ka vajtur dhe shkresa zyrtare”, tha Murrizi.


Në listë mungon firma e Rudina Hajdarit, ndonëse ajo është shprehur për ndryshim sistemi dhe lista të hapura. Më poshtë emrat e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për ndryshime kushtetuese.