Ekstradohet nga Italia Edmond Leskaj, 39 vjeç, një nga anëtarët e bandës së famshme të “Gaxhait, i dёnuar në mungesë pёr akuzat e: “Krijimit të bandave të armatosura”, “Vrasjes me paramendim tё kryer nё bashkёpunim”, “Vjedhje me dhunё” dhe “Armёmbajtje pa leje”.
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se ekstradimi i 39-vjeçarit nga Vlora është bërë sot rreth orës 17:00 në aeroportin e Rinasit, ku Leskaj i është dorëzuar autoriteteve shqiptare nga kolegët italianë.
“Gjykata pёr Krimet e Rёnda me vendim tё datёs 23.11.2009, e ka dёnuar shtetasin Edmond (Daniel) LESKAJ, alias Daniel HOXHA, me 25 vjet burg, pёr kryerjen e veprave penale tё parashikuara nga nenet 78-25, 333, 78-334/2 (3 herё), 139-334/2, 278/2, dhe 334/1 tё Kodit Penal. I ekstraduari Edmond Leskaj, si pjesëmarrës i Bandës së Gazmir BRAKËS me pseudonimin “Gaxhai”, në vitin 1997, ka kryer njё sёrё veprash penal si:vrasje të ndryshme, pengmarrje dhe gjobvënie ndaj biznesmenëve të këtij qyteti”, thuhet zyrtarisht nga Policia e Shtetit.
“Banda e Gaxhait” ka vepruar në qytetin e Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 dhe hapjes së depove të municioneve. Anëtarët e bandës kryenin aktivitetin e tyre në fshatin Cerkovinë dhe në zonat përreth. Me 24 nëntor të vitit 2009 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm kreun e bandës Gazmir Brakën, i njohur me pseudonimin “Gaxhai”. Ndërsa u dënuan me 25 vjet heqje lirie Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu. Gjykata e Krimeve të Rënda i shpalli ata fajtorë, për tre vrasje të kryera në emër të bandës, pikërisht për vrasjen e Sadik Kurtit, Avdul Bajramit dhe Zihni Harunit.
9 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)