Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri për Krishtlindje në Britani, pranë vilës së tij 1.5 milion paund.

Sipas mediave, një 22-vjeçar nga Suedia ka rënë në pranga për vrasjen e shqiptarit. Ai është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë, teksa po kthehej nga Tajlanda.

Flamur 'Alex' Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi, ku dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit.

Ai u vra para gruas dhe fëmijës së tij ditën e Krishtlindjes në Londër. Alexi, ishte vëllai i modeles shqiptare Missé Beqiri.

Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.

[gallery ids="967423,967416,967420,967415,967425,967427,967429,967419,967421,967426,967417,967418,967422,967428,967424,967430,967431"]