Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm banorët e një lagjeje të Elbasanit. Persona ende të paidentifikuar kanë vënë një sasi eksplozivi në një dyqan hidrosantaresh që ndodhet në lagjen “28 Nëntori”, në vendin e quajtur “Ura e Zaranikës”.
Shpërthimi ka qenë e fuqishëm dhe ka shkatërruar tërësisht dyqanin e hidrosanitareve, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe panik tek banorët e zonës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që paraprakisht mendohet se konkurrenca është bërë shkak për këtë ngjarje.
18 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)