Elhaida DaniElhaida Dani, fituesja e edicionit të nëntë të “Top Fest”, ka shkëlqyer në interpretimin e saj në episodin e katërt të “The voice of Italy”. Këngëtarja shqiptare ka kënduar këngën “Mama knows best”, e cila është pritur mirë nga publiku dhe trajnerët Noemi, Piero Pelù, Riccardo Cocciante, por këngëtarja nga Shqipëria ka zgjedhur të shkojë në ekipin e Riccardo Cocciante-s. Mbrëmja e djeshme e “The voice of Italia” ishte e mbushur plot emocione për konkurrentët. Ata sollën interpretime të një niveli të lartë, duke e bërë më interesante këtë edicion. Elhaida është këngëtarja e dytë nga Shqipëria që garon në “The voice of Italia”. Vetëm disa javë më parë, Marsela Çibukaj provoi fatin në këtë edicion të njohur të ekranit italian. Ajo këndoi këngën “L’amore si odia” dhe shkoi në ekipin e Noemit. Të dyja vajzat janë bërë të njohura në Shqipëri përmes ekranit të “Top Channel”. Elhaida, si fituesja e “Top Fest 9” me këngën “S’je më” dhe Marsela, si numri dy i “The voice of Albania”.