Pasi pranoi akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, gjykata ka dënuar me 5 muaj burg Elvis Roshi, teksa më herët Prokuroria kishte kërkuar një dënim me 7 muaj e 15 ditë burg.


Megjithatë, Roshi nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi i është konvertuar me punë të detyruar për interesin publik. Kjo edhe falë kërkesës së palës mbrojtëse.


Gjykata e Tiranës vendos dënim me 60 orë punë në komunitet për Elvis Rroshin.


Ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, akuzë të cilën e ka pranuar dhe vetë.


Avokati, Maks Haxhia, tha se gjyqi në Itali për Rroshin, ku akuzohet për përdhunim, është rihapur.


Rroshi kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penalë.


Nga verifikimi i Prokurorisë, rezultoi se ai kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.


Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë, por pas verifikimit qe beri Prokuroria, rezultoi se kishte pasur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.


13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)