Në pamje të parë dukej sikur përplasja Francë-Itali u shmang me takimin Macron-Conte në Elysse, por “fytyra” e vërtetë e krizës mes dy aleatëve është shfaqur sot, kur Presidenti francez ka prodhuar shkëndija me deklaratën e tij ku theksonte se “zbritja e emigrantëve duhet të ndodh në portin më të afërt.


“Ne do të propozojmë nesër një model të qartë, që për zbarkimin e emigrantëve të respektohen rregullat dhe parimet e ndihmave humanitare dhe të realizohet në strehën më të afërt të sigurt”, tha Macron.


Por Presidenti francez shkoi më tej duke nxehur “betejën” në distancë me Italinë, pasi tha se ishte në favor të “sanksioneve financiare” kundër vendeve të BE që refuzojnë të pranojnë emigrantë nga Lindja.


“Nuk mundet që një vend, i cili ka shprehur masivisht solidaritetin në BE, më pas të pretendojë egoizmi e vetë kombëtar, kur është fjala për çështjet e migracionit. Jam dakord në vendosjen e kushteve në këtë pikë për financimin e ndihmës strukturore”, theksoi Macron në deklaratën që dukej të ishte një provokim i qartë për fqinjin jugor të Francës.


Sipas Macron, “Italia nuk po përjeton një krizë emigrimi siç ishte deri në vitin e kaluar”.


“Është  një gënjeshtër”, tha ai, pasi  sipas Francës në krahasim me 2017 ra me 80% fluksi i emigrantëve.


“Ekstremistë po luajnë me frikën, por ne nuk duhet të falim diçka në frymën e manipulimit”, nënvizoi Macron, duke atakuar kështu drejtpërdrejtë ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, i cili nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke e quajtur arrogant.


“Arroganti Macron le të hapi portet franceze”, ka thënë Salvini, duke i hedhur benzinë zjarrit të krizës tashmë jo vetëm të emigrantëve, që ka mbërthyer BE-jnë mes veti.


“Ne regjistruam 650 mijë emigrantë të ardhur në katër vjet. 430 mijë kërkesa të paraqitura në Itali, 170 mijë refugjatë të dyshuar të vendosur tani në hotele, baraka dhe apartamente me një kosto prej më shumë se 5 miliardë euro. Nëse për presidentin arrogant, Macron, emergjenca e emigracionit nuk është një problem, ne e ftojmë atë të ndalë fyerjet dhe të tregojë bujarinë me fakte duke hapur shumë porte franceze dhe duke ndaluar të refuzojë gratë, fëmijët dhe burrat në qindra-mijëra”, është shprehur Salvini.


23 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)