Një emigrant iranian me qëndrim në Britaninë e Madhe është dorëzuar në polici dhe u ka kërkuar këtyre të fundit ta deportojnë pasi i kishte ardhur në majë të hundës me Mançesterin.
Arash Aria, 25 vjeç rrëfeu se donte të kthehej në shtëpi për shkak të dhunës dhe vrazhdësisë me të cilën është përballur në këtë qytet.
Teksa u dorëzua në stacionin policor, 25 vjeçari u tha efektivëve se prej 10 vjetësh jetonte në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe, por nga verifikimet disa orë më vonë rezultoi se I riu kishte një leje qëndrimi pa afat në këtë vend.
Vetë emigranti e shpjegoi më vonë veprimin e tij me faktin se gjatë gjithë kohës ishte sorollatur për të gjetur një punë, por kudo ishte përballur me dhunë, përbaltje dhe mungesë respekti.
24 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)