Të prekur nga koronavirusi në burgun 302 në Tiranë janë 11 të burgosur. Mes tyre mësohet se janë edhe të fortët e bandës së Shijakut, të akuzuar për trafik droge dhe të dalë në përgjimet e publikuara me zyrtarë të lartë nga gjermania “B ild”.
Kati i dytë i burgut është i gjithi në karantinë totale, por lajmi është mbajtur i fshehtë nga institucionet e IEVP-së. Report TV raporton se gjithccka ka nisur në datën 23 prill në një seancën për dosjen 339 në Gjykatën për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin kur janë takuar mes tyre Altin Avdyli, që ndodhet te burgu 313-të dhe Hekuran Hoxha i njohur si (Roni) që ndodhet te 302.
Avdyli ka qenë i prekur te burgu 313-të dhe gjatë takimit infektoi Hoxhën dhe më pas ky i fundit shokët e qelisë duke e përhapur në burgun 302. E ndërsa rastet te 302 i kanë mbajtur të fshehta, referuar 313-tës, ministria e Shëndetësisë njoftoi se për pacientët që janë të dënuar dhe që do të kenë nevojë është përshtatur një pjesë e hapësirës te spitali i burgut, ndërsa në rast nevoje për ndihmë më të specializuar do të dërgohen në spitalet COVID.
Hekuran Hoxha, 48-vjeçari që u arrestua sot në Shijak mësohet se është koka e grupit të Shijakut, të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit Volvo 4. Ai mësohet se është arrestuar më parë në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës. Ai është arrestuar edhe në vitin 2009, bashkë me 4 persona të tjerë, ku 5 të arrestuarit u etiketuan si “5 bosët e Shijakut”, pasi kishin mundur të trafikonin rreth 488 kg heroine nga Shqipëria drejt Italisë. Bashkë me Hekuran Hoxhën, në 2009 u arrestuan edhe Alket Hatija i njohur si “Zoti i drogës”, si edhe Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku