Portugalia është finalistja e parë e Kampionatit Europian Francë 2016, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Uellsin në ndeshjen që u luajt mbrëmjen e sotme në Lion.
Pjesa e parë e gjysmëfinales së parë u mbyll me rezultatin 0-0. Por në pjesën e dytë, Portugalia kaloi në avantazh me një gol të Cristiano Rolados në minutën e ‘50, ndërsa 3 minuta pas tij Nani vulosi rezultatin në 2-0, duke siguruar kalimin e Portugalisë në finalet e këtij Europiani.
Portugalia do të ndeshet në finalel e 10 korrikut me njërën nga fitueset e gjysmëfinales së dytë, mes Francës dhe Gjermanisë që do të luhet mbrëmjen e nesërme.
6 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)