Një nënë e re vrapoi drejt policisë kur fëmija i saj u mbyt me një biskotë. Policët u vunë menjëherë në veprim dhe nisën ta qëllojnë shpinën e vogëlushit për t’i zhbllokuar frymëmarrjen e për ta përmendur.
Ata e vunë re menjëherë që fëmijës i kishte ndryshuar ngjyra e gojës dhe e fytyrës, ndaj nisën të bëjnë manovrën "Haimlik". E gjithë skena zhvillohej para syve të nënës së tmerruar, të pafuqishme dhe të paralizuar nga tmerri. Për fat, një ambulancë arriti në kohë dhe fëmija mundi të shpëtojë plotësisht. Nëna e djalit, Amanda Zimmerman, doli më pas në një konferencë për shtyp dhe falënderoi policët e mjekët e Kississimee, Florida.
[gallery ids="890718,890717,890716,890715,890714,890713,890712"]