Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar Shefin e Sektorit Kundër Trafikut të Lëndëve Narkotike në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Dritan Zaganin.
Ne nje njoftim te Ministrise se Bredshme thuhet se arrestimi i tij erdhi pas vendimit te gjykates se Fierit, pasi Zagani dyshohet te kete konsumuar vepren penale te shperdorimit te detyres.
Po ne kuader te ketij operacioni, SHKB, ka vene ne pranga edhe tre specialiste te sektorit kunder trafikimit te lendeve narkotike ne policine e Fierit. Te arrestuarit jane, Bledar Naci, Benard Fejza dhe Gramoz Fasko. Edhe keto arrestime erdhen pas vendimeve te gjykates se Fieri.
Hetimet ndaj efektive te policies se Fierit, nisen ne kauder te nje procedimi per goditjen e nje grupi kriminal per trafikun e narkotikeve, dhe sipas nje njoftimi te Prokurorise se Krimeve te Renda, nga hetimi ka rezultuar se 5 shtetasit janë pjesë e një grupi që trafikon lëndë narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë në sasi shumë të mëdha. Një ngarkesë e përgatitur prej tyre, në një sasi mbi një ton drogë, është sekuestruar nga ana e Policisë së Vlorës në nëntor të vitit 2013, e cila ishte e gatshme për t’u nisur drejt Italisë.
Prokuroria e Krimeve te Renda thote ne nje njoftim zyrtar se gjatë hetimeve të zhvilluar për këtë grup, rezulton se njëri prej tyre komunikonte shpesh me Shefin e Sektorit të Luftës Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Dritan Zagani, duke e vënë në dijeni për lëvizjet e grupit. Ky i fundit, në bazë të informacioneve të marra në këtë rrugë joligjore, organizon në janar 2014 një operacion “rutinë”, në të cilën bllokohen në një automjet në aksin rrugor Fier-Vlorë rreth 100 kilogramë kanabis sativa. Ky veprim, i cili ishte i pakoordinuar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për Krime të Rënda, ndikoi negativisht në një operacion tjetër që po zhvillohej lidhur me këtë ngarkesë, për të cilën pritej destinacioni final të kësaj lënde narkotike, për të ndërhyrë.
Prokuroria e Krimeve te Renda thekson se nga hetimet rezultonte se personat që po transportonin këtë ngarkesë lënde narkotike kanë komunikuar me “burimin” e zyrtarit të Policisë Zagani, pasi e konsideronin si bashkëpunëtor të tyre. Sipas hetimeve, shefi i antidroges ne Fier, në kundërshtim flagrant me ligjin ka bashkëpunuar me “burimin e tij” në rastin në fjalë, pasi ai do të duhej të rregullonte veprimtarinë e tij në përputhje me nenet 294/a e vijues të K.Pr.Penale. Zagani paraprakisht duhej të kishte informuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier apo Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë duke referuar veprën penale e në vijim me autorizimet përkatëse të dokumentonte veprimet e “bashkëpunëtorit të tij”, pasi në kryerjen e kësaj vepre ka dukshëm veprime aktive.
Prokuroria e Krimeve te Renda thekson se Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje të cilat nuk i ka bërë prezent as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij. Komunikimi në vijim me këtë shtetas, i cili nuk ka asnjë autorizim as nga autoritetet shtetërore të vendit të tij dhe as nga autoritetet shtetërore shqiptare përbën një shkelje të rëndë të detyrës së tij si punonjës policie.