Bes Kallaku prej disa muajsh ka nisur xhirimet për filmin "Falco"’, në të cilin ai ka rolin e regjisorit, skenaristit dhe aktorit protagonist. Në këtë film janë përfshirë shumë personazhe të njohur shqiptarë, të cilët janë zbuluar javë pas jave. Së fundmi Besi ka treguar se pjesë e filmit do të jetë edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi.
Ai ka publikuar në "Instagram" një foto në të cilën shihet se është improvizuar një skenë ku Cikalleshi firmos bashkë me Besin, që ka rolin e presidentit të klubit të Laçit.
Nga fotografia e gjithë skena duket shumë origjinale, ndaj kush e shikon për një moment mund të mendojë se Cikalleshi mund të shkojë drejt Laçit. "Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti", ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.
Sokol Cikalleshi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës dje për kombëtaren. Sulmuesi kuq e zi u shpërblye në fund duke shënuar edhe golin e 4-të që vulosi përfundimisht ndeshjen. Aktori i njohur u humorit Bes Kallaku ka shpërnadrë një foto me sulmuesin shqiptar dhe me një koment epik.
"Sokol Cikalleshi ka ardhur për një gol te restoranti, për të mos paguar. Dje i ra portës sot i bie qylit", shkruan Bes Kallaku në dixhiturën e shpërndarë në rrjetet sociale.