Një autobus shkolle u rrëzua në një pishinë pas një aksidenti në të cilin u përfshi dhe një makinë e tipit fuoristradë. Policia beson se shoferi i fuoristradës ishte përpjekur të shmangte goditjen e një kafshe të ngordhur që ndodhej në rrugë. Në momentin e incidentit në autobus ndodheshin 9 fëmijë. Asnjë nga nxënësit dhe as shoferi i autobusit nuk u lënduan ndërsa drejtuesi i fuoristradës u plagos lehtë.



16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)