
Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, saktësisht në zonën e Plazhit të Vjetër.
Një 50-vjeçar humbi jetën, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin mes dy personave.
Sipas dëshmitarëve ai ka pasur për qëllim t’i ndajë personat që po konfliktoheshin, por ka shkarë dhe ka përplasur kokën në beton duke gjetur vdekjen.
Mësohet se viktima ka edhe shtëpinë afër lokalit ku ndodhi ngjarja.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.
Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari. ka ndërruar jetë.
Nga këqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="868584,868585,868571,868572,868586,868573,868574,868575"]