Pas shpërthimit të bombave koktej molotov në oborrin e xhamisë së Namazgjasë, menjëherë organet hetimore dhe policia kanë nisur veprimet e tyre.


Paraprakisht policia, sipas burimeve të Neës 24, ka dyshime që këto lëndë të jenë hedhur nga protestuesit që krijuan incidente të vogla edhe pranë ministrisë së Brendshme.


Policia po ashtu bëri me dije se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë parë tym në afërsi të xhamisë. Ndërsa mësohet se do të kontrollohen kamerat e sigurisë në atë zonë përpara selisë së Parlamentit.


Objekti i xhamisë së Namazgjasë ka qenë përherë pjesë “strehimit” të forcave të policisë gjatë protestave të opozitës përpara Parlamentit, duke qenë kështu edhe pre e sulmeve e bomba molotov në adresë të forcave speciale.