
Një organizatë ndërkombëtare që operonte në brigjet e Abruzzo për trafikimin e drogës u zbulua nga policia italiane. Dy të arrestuar dhe 34 kilogramë heroinë të kapura për një vlerë prej dy miliona eurosh është bilanci paraprak.
Hetimet e Karabinierëve të Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale Theatine filluan nga Chieti dhe Francavilla al Mare, në provincën e Chieti, e cila, me bashkëpunimin e kolegëve nga Pescara, mundeuan sekuestrimin e 34 kilogramëve heroinë në brenda një shtëpie në Montesilvano, në provincën e Pescara. Mediat italiane e cilesojne s konfiskimi më i madh i drogës që ka ndodhur në Abruzzo vitet e fundit.
Ka qenë një gabim i një shpërndarësi që ka çuar policinë në gjurmët e tyre, ndërsa lënda narkotike u gjet e ndarë në tre pjesë. Autoritetet policore italiane kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Në komunën Monesilvano në provincën Pescara bëhet e ditur se shtetasve Alfred Tusha 29 vjeçar dhe Leonard Spahiu 44 vjeç iu janë kapur 34 kg drogë të tipit heroinë dhe kokainë.
Vlera e drogës
Sipas policisë vlera e drogës nëse do të dilte në treg do të sillte një përfitim prej 2 milionë eurosh.
Dy thasë me 25 kg heroinë dhe 5 kilogramë kokainë u gjetën në banesën e tyre të fshehur në një dollap ku ishte e ndarë në pako gjysmë kilogramëshe.
Pjesa tjetër, e ndarë në tre pako, u gjet e fshehur nën tavolinën e kuzhinës. Në deklaratën për mediat është bërë e ditur se janë sekuestruar edhe disa kg lëndë përzierëse për përgatitjen e dozave të heroinës.
Si u zbuluar rrjeti
Rrjeti i trafikantëve është zbuluar nga një shpërndarës i cili ishte identifikuar nga policia. Gjatë gjurmimit të tij mbrëmjen e së premtes është konstatuar takimi me dy shqiptarët.
Pas një bisede ata janë nisur në Montesilvano ku kanë hyrë dhe në një apartament. Forcat e rendit kanë ndërhyrë sapo prej ndërtesës ka dalë një prej trafikantëve të cilit i është gjetur dhe një pako me heroinë.
Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në banesë ku është gjetur dhe sasia tjetër. Ky është sekuestrimi më i madh i drogës i viteve të fundit në rajonin e Abruzzos.