pikturaNjë pikturë 400-vjeçare që besohet se është realizuar nga piktori i famshëm italian, Michelangelo Merisi da Caravaggio është gjetur në papafingon e një shtëpie në jug të Francës. Eric Turquin, eksperti francez i cili ka marrë në dorëzim pikturën, është shprehur se ajo është ruajtur në gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe vlerësohet rreth 120 mln euro.


Piktura, autenticiteti i të cilës nuk është provuar ende plotësisht, mendohet se ka qëndruar për rreth 150 vjet në një pronë në periferi të Toulouse, Francë.


Auction officer Marc Labarbe presents the painting to the media in Paris, Tuesday, April 12, 2016. A 400-year-old painting that might have been executed by Italian master Caravaggio and could be worth more than 100 million euros has been found in an attic in Southern France.The picture, whose authenticity has not been established, had been left for more than 150 years in a property in the outskirts of Toulouse. (AP Photo/Michel Euler)


E quajtur “Judith i pret kokën Holfernit”, piktura përshkruan heroinën biblike Judith teksa i pret kokën një gjenerali asirian, dhe mendohet të jetë pikturuar në Romë rreth vitit 1604-05.


Sipas ekspertit parisien Eric Turquin, familja nga Toulouse ishin duke bërë riparime kundër lagështirës në shtëpi dhe u duhej të riparonin çatinë.


Julie Ducher, French expert specialized in old master paintings, talks to the media in Paris, Tuesday, April 12, 2016 next to a painting that might have been executed by Italian master Caravaggio. The painting could be worth more than 100 million euros has been found in an attic in Southern France.The picture, whose authenticity has not been established, had been left for more than 150 years in a property in the outskirts of Toulouse. (AP Photo/Michel Euler)


“Ata thyen një derë që nuk kishte çelës, – tha Turquin. – Pas derës gjetën këtë pikturë, për të cilën nuk kishin dijeni se ekzistonte”.


Sipas tij, një nga paraardhësit e kësaj familjeje – ushtar – besohet ta ketë marrë pikturën ndërsa luftonte jashtë vendit me Napoleon Bonapartin.


13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)