Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka marrë vendim për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


“Procedura u mbyll,  është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ku moment tani jam i lirë për tu kthyer. Shpresoj që sot të mbërroj në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje.


Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me këne përkrahur. Sot u kry kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë tju marrë të gjithëve në Kosovë”, tha Haradinaj.


Me fishekzjarrë dhe të shtëna armësh është festuar në Prishtinë për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.


Gjykata e Apelit në Colmar të Francës sot ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Haradinajt nga Serbia.


Ai ishte ndalur më 4 janar nga policia franceze sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia për liderin e AAK-së, Haradinajn.


27 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)