Fryma e Re Demokratike ka përshëndetur vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hilary Clinton në Shqipëri dhe vlerësuar rolin e SHBA në mbrojtje të lirisë, paqes dhe demokracisë.


“Vizita e Zonjës Clinton në Shqipëri, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë është tregues i mbështetjes së SHBA-së për popullin shqiptar, sakrificat e përpjekjet e tij në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe për rolin e Shqipërisë si faktor i qëndrueshëm stabiliteti në Ballkan e më gjerë.


Fryma e Re Demokratike mbështet plotësisht mesazhet e zonjë Clinton për një proces të ndershëm dhe ligjor zgjedhor, luftë pa kompromis ndaj korrupsionit në çdo nivel si dhe mesazhin për nevojën e një bashkëpunimi dhe dialogu politik mes palëve, në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e FRD-së.


1 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)