Frika e përhapjes në masë të koronavirusit ka filluar të ndjehet edhe në institucionet publike. Në shumë prej ministrive dhe drejtorive ka punonjës të frikësuar për koronavirusin, ndërkohë që sot është zbrazur edhe e gjithë kryeministria nga zyrtarët e saj.


Urdhri është dhënë nga Vali Bizhga, që mban detyrën e shefes së kabinetit të kryeministrit Rama ka urdhëruar të gjithë personelin të largohet, në zbatim të masave të Qeverisë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, nga i cili deri më tani rezultojnë 11 të prekur dhe një viktimë.


Por kush është Vali Bizhga? Shpesh njihet si “eminenca gri” e kreut të Qeverisë. Ajo ka qenë në marrëdhënie pune me Edi Ramën, që prej ditës kur kryeministri i sotëm mbante detyrën e kreut të Bashkisë së Tiranës,


Në atë kohë Vali Bizga ka qenë nënkryetare e bashkisë, ndërsa sot drejton punët e Ramës në qeveri. Zonja Bizhga pati një tërheqje nga punët politike dhe ekzekutive, derisa Rama në 2013, menjëherë pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, kur PS mori pushtetin pas tetë viteve në opozitë, e vendosi në krye të kabinetit të tij, pozicion që vazhdon ta mbajë dhe sot, pa u lëkundur, pa qenë prezent në media, e papërfolur asnjëherë, ndryshe nga Sekretari i Përgjithshëm.