Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Zogjaj, në Njësinë Administrative të Shupenzës, në Bulqizë. Kufoma u gjet në një tunel të këtij fshati, ndërsa trupi ishte i dekompozuar dhe i mbuluar me gurë.


Thuhet se viktima është Artur Lleshi, 35 vjeç dhe është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 35-vjecarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.


Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për trupin e një personi të zonës, që kishte humbur rreth 5 muaj më parë. Policia dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të mbledhur provat e mundshme.


29 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)