Gjermania vazhdon të përjetojë momente terrori dhe paniku. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë.
Një sirian ka hedhur veten në erë në qytetin bavarez të Ansbach. Ministri i Brendshëm i Bavarisë tha se 27-vjeçari ka shpërthyer lëndën plasëse, pasi iu refuzua hyrja në festival. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 12 persona. Tre prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Pas kësaj policia ka evakuuar 2500 personat që ndodheshin në festival. Siriani kishte mbërritur në Gjermani 2 vjet më parë, por atij i ishte refuzuar azili.
25 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)