Reagimi


“Kërkesa e prokurorisë është një cenim i institucionit”


Skender GjinushiPër kreun e Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, vendimi i së mërkurës i Këshillit të Mandateve ndaj dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, i cili është dhënë pa asnjë vendim gjykate, në të gjithë përvojën parlamentare nuk është kërkuar asnjëherë. Ndërsa ka radhitur dhe rastet e akuzave të korrupsionit në radhët e politikanëve, por edhe ngjarjeve të Gërdecit, apo 21 janarit, paraburgimi nuk mund të jetë një paradhënie për deputetët, pasi është cenim i institucionit dhe shkelje e Kushtetutës. Sipas kreut të PSD-së, akuzat e opozitës dhe kërkesat e saj janë të pajustifikueshme, pasi arresti është një masë për shantazh dhe presion, pasi deputetët mund të hetohen dhe ndiqen në gjendje të lirë. “Kërkesa ndaj Doshit dhe Frrokut nuk është ndonjë kërkesë për të lejuar hetimin, çka është normale që Kuvendi ta japë viston si rregull, është se kërkohet arrestimi. Pra në të gjithë përvojën parlamentare dhe në tërë përvojën e politikës shqiptare, në Kuvendin e Shqipërisë nuk është kërkuar apo nuk është autorizuar arresti, as për Lulzim Bashën që akuzohej për shpërdorimin e 200 milionëve, s’është kërkuar as për ’21 janarin’, ku mbetën katër të vrarë, s’është kërkuar as për ‘Gërdecin’, dhe paraburgimi nuk jepet si masë paradhënie për deputetët. Sepse është cenim institucioni, Kushtetuta e thotë qartë që: mandati ndërpritet vetëm kur ka vendim gjykate. Pra, të gjithë ata që bërtisnin, sidomos opozita që s’i falet, që thoshte t’i hapim rrugë drejtësisë. Drejtësia e ka rrugën e hapur, pasi tashmë deputetët nuk kanë më një imunitet. Kurse arresti është thelbi i bishtit, është thjesht shantazh, është presion i hapur dhe për një vepër e tillë për deputetët, asnjëherë nuk është marrë një masë”, – tha Gjinushi. Ai ka theksuar se Gjykata e Lartë asnjëherë nuk ka marrë një vendim të tillë.


 


SHKRIME TË TJERA ME INTERES

[related_posts limit=”5″]