Tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister.


Sipas policisë, si pasojë e përplasjes së tre mjeteve; një furgon pasagjerësh që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj, nje mjet tip ‘Ford’ i drejtuar nga shtetasja Entela Bitri, dhe mjet tip ‘Reno’ i drejtuar Lefter Aliko, ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, njëra nga pasagjeret që udhëtonte në furgon, e cila është identifikuar si 70-vjeçarja Sose Nikolla si dhe Shpëtim Çela, 26 vjeç, që udhëtonte po në furgon, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetë në spital. Ndërkohë, si pasojë e aksidentit të rëndë kanë mbetur të plagosur 7 persona të tjetër që udhëtonin në furgonin e pasagjerëve dhe në automjetet e përfshira në aksident.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit me dy viktima, ndërkohë që është bërë transportimi i të plagosurve në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se tre prej tyre të cilët  paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore janë transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.


23 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)